“Vëzhguesi” thyen heshtjen pas 41 vitesh te Barcelona

Futboll

“Vëzhguesi” thyen heshtjen pas 41 vitesh te Barcelona

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:52
Francesc Satorra

Francesc Satorra, i njohur si "Vëzhguesi", ka dhënë intervistën e tij të parë për programin "Tu Diras" në "RAC1" tani që nuk punon më për Barcelona-n. Pasi është nderuar nga klubi në "Camp Nou" gjatë ndeshjes me Levante-n, Satorra ka folur për emisionin radiofonik. 

"Isha i punësuar dhe nuk mund të jepja intervista pa lejen e klubit", ka thënë ai. "Lamtumira ka qenë emocionale, nuk isha në dijeni për evenimentin që u organizua. Do ta mbaj mend përgjithmonë. Kam punuar për 41 sezone të Barcelona dhe kam bërë gjithçka".

Momenti më i nxehtë gjatë kohës së tij te klubi katalanas ka qenë incidenti mes Jose Mourinho-s dhe Tito Vilanova-s, me portugezin që i ka futur gishtin në sy spanjollit. 

"Ai moment mes Tito-s dhe Mourinho-s ka qenë një nga sherret më të shëmtuar që kam parë në Camp Nou. Ka ndodhur në fundin e ndeshjes (Superkupa e Spanjës). Unë dola në fushë dhe pashë Mourinho-n që po shkonte të takohej me Tito-n, por ai i futi gishtin në sy. Nuk mund ta besoja. Ai imazh bëri xhiron e botës". 

Ai moment ndryshoi jetën e Satorra-s. "Nga ai moment më quajtën   Vëzhguesi dhe njerëzit donin të bënin fotografi me mua. Janë bërë edhe fanella me imazhin tim dhe shumë lojtarë kanë kërkuar të bëjnë fotografi me mua". 

"Me Mourinho-n kisha një marrëdhënie të mirë. Ishte një person normal. Gjithmonë e kemi përshëndetur njëri-tjetrin, duke parë se ai kishte punuar me ne te Barcelona. Më pas ai fitoi tituj, punoi si trajner në  nivele të larta dhe ndoshta ndryshoi pak. Veprimet që bën dhe mënyra si sillesh të ndryshon", ka thënë Satorra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat