Scholes kritikon Pogbanë: Jeton në botën e fantazisë

Futboll

Scholes kritikon Pogbanë: Jeton në botën e fantazisë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 18:29
Scholes dhe Pogba

Legjenda e Manchester United ka drejtuar kritika të rënda për Paul Pogban.

Paul Scholes nuk ndalet me kritikat e tij në drejtim të Paul Pogbasë, duke u shprehur se francezi “mendon se është më i miri” dhe “po jeton në botën e tij të fantazisë”.

Duke iu referuar zërave për një kalim të kampionit të botës me Francën në radhët e Real Madridit, Scholes thekson se largimi i tij nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe për “Djajtë e Kuq”.

“Në vitet e shkuara, United ka humbur lojtarët më të mirë dhe sërish largimi tyre nuk ka ndikuar. Imagjinoni emra të tillë si Roy Keane, David Beckham, Cristiano Ronaldo, Ruud van Nistelrooy. Të gjithë lojtarë kryesorë, që u largohen nga klubi”, tha Scholes.

“Ne të gjithë e njohim Pogbanë, flasim për potencialin e tij, por ai është 26 vjeç dhe duhet të ketë vazhdimësi javë pas jave”.

“Ai ndoshta ka nevojë për një Bryan Robson ose një Roy Keane pranë tij vetëm për ta shkundur herë pas here, ndryshe do të jetojë në botën e tij të vogël të fantazisë, duke menduar se është më i miri”, përfundoi ish-reprezentuesi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat