Kjo është nota për Xherdan Shaqirin nga mediumi prestigjioz britanik - Bota Sot
Kjo është nota për Xherdan Shaqirin nga mediumi prestigjioz britanik

Futboll

Kjo është nota për Xherdan Shaqirin nga mediumi prestigjioz britanik

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:18
Shaqiri feston me shokë

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, njëherësh reprezentues i kombëtares së Zvicrës, ka pasur mbrëmje magjike me ekipin e Liverpoolit, ku në mënyrë spektakolare përmbysën  Barcelonën me rezultat 4:0, duke e zhvlerësuar fitoren e katalunasve me 3:0 në Camp Nou në sfidën e parë. Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 4:3 kualifikohet në finalen e madhe të Champions League e cila luhet me 1 qershor në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Mediumi prestigjioz britanik “Dayl Mail” e vlerësoi me notë të lart Shaqirin. Futbollisti shqiptar bëri një asistim fantastik dhe  Wijnaldum me kokë shënoi për 3:0 në minutën e 56-të. Shaqiri vlerësohet me 8.5 nga “Dayil mail”. 

Notat: 
Liverpooli: Alisson 8; Alexander-Arnold 9, Matip 7.5, Van Dijk 9, Robertson 8 (Wijnaldum 46, 8.5); Fabinho 9, Milner 9, Henderson 9; Mane 9, Shaqiri 8.5 (Sturridge 90), Origi 9.5
Barcelona: Ter Stegen 6; Sergi Roberto 6, Pique 7, Lenglet 6, Alba 6; Rakitiç 6, Busquets 6.5, Vidal 6.5 (Arthur 75, 6); Coutinho 5.5 (Semedo 60, 6), Suarez 6, Messi 6.5.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...