Këtë vikend zhvillohet java e 31-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë, ajo në mes Prishtnës dhe Llapit.
Skuadra nga kryeqyteti sot i ka bërë të ditur se sa do të kushtojnë biletat për këtë ndeshje.
Janë tre çimime të ndryshme të biletave për këtë ndeshje:
Tribuna lindore 3 euro (biletat shitet nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”)
Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafir).
Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit)
Tribuna VIP: 10 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit).
Ja njoftimi i plotë:
Prishtina dhe Llapi zhvillojnë duelin vendimtar për vazhdimin e luftës për titull. I takon javës së 31-të dhe zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.
Për këtë duel klubi i Prishtinës do të hedh bileta të tre lloj çmimesh.
Biletat dalin në shitje vetëm ditën e shtunë.
Tribuna lindore 3 euro (biletat shitet nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”)
Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafir).
Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit)
Tribuna VIP: 10 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit).
Dyert e stadiumit hapen dy orë para ndeshjes dhe iu bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve që të vijnë më herët në ndeshje përshkak kontrollit të rrept që do të praktikohet nga organet e sigurisë sikurse në ndeshjet ndërkombëtare. Po ashtu të gjitha automjetet do të largohet në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.