Costanza Caracciolo: Ja si është Bobo si baba

Futboll

Costanza Caracciolo: Ja si është Bobo si baba

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:29
Costanza Caracciolo dhe Bobo

Bobo Vieri një baba shembullor. E thotë partnerja e tij, Costanza Caracciolo, që vetëm pak kohë më parë solli në jetë Stellan, fëmijën e parë të çiftit.

“Bobo është një baba i mrekullueshëm, i ka ikur menja pas Stellas. Kur lindi, unë mezi qëndroja në shtrat, ndërsa ai përkujdesej për të. E mban shumë në krahë dhe ka mësuar ta vërë në gjumë”, ka thënë Caracciolo.

Vieri për pjesën më të madhe të vitit jeton në Miami, ku bën komentatorin sportiv.

“Po mendojmë të transferohemi të gjithë atje, që të jemi pranë tij. Kur lindi një fëmijë, duhet të mendosh më shumë për të sesa për veten”

Bukuroshja e televizionit italian mendon ta zgjerojë familjen e saj të re, pse jo me një djalë.

Image

“Sapo të stabilizohemi në Miami, do të mendoj edhe për djalin. Mendoj se Bobos do t’i pëlqejë, mua sigurisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat