Kritika për Klopp: Është një trajner i madh, por... - Bota Sot
Kritika për Klopp: Është një trajner i madh, por...

Futboll

Kritika për Klopp: Është një trajner i madh, por...

Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:36
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është një trajner i dashur nga të gjithë, ose pothuajse të gjithë. Deklaratat e trajnerit gjerman në lidhje me zgjedhjen e UEFA-s për ta zhvilluar finalen e Europa League në Baku nuk janë pëlqyer aspak nga ato anë. Kundërpërgjigjja, siç ka bërë të ditur "Daily Mail", ka ardhur nga Elkhan Mammadov, sekretari i përgjithshëm i federatës së Azerbajxhanit. 

"Jam befasuar nga deklaratat e Klopp. Më ka dhënë gjithmonë përshtypjen se është një person shumë pozitiv dhe e dimë të gjithë se është një trajner i madh. Pavarësisht nga kjo, unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij se futbolli duhet të ketë limite gjeografike".

Ky reagim ka ardhur pasi Klopp ka pyetur: "Kush ka zgjedhur Bakun për një finale europiane? Ose Kievin?  Po çfarë hanë për mëngjes këta zotërinj?".  

Sigurisht, tifozët e Chelsea-t dhe Arsenal-it nuk do ta kenë të lehtë të arrijnë në destinacion, por pakënaqësia e azerbajxhanasve ndaj fjalëve të Klopp është e kuptueshme. 

"E pranojmë se do të jetë e komplikuar të udhëtohet nga Londra në Baku, por kjo nuk ka qenë kurrë një problem për tifozët e vërtetë. Më pas duam t'i kujtojmë Klopp-it se mes kandidateve për organizimin e finales ishin edhe Sevilja me Stambollin, askush nuk i ka ndalur vendet e tjera të kandidojnë. Jemi të sigurt se në Baku do të zhvillohet një festë e madhe e futbollit. Dhe mendoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Madrid".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...