Southgate publikon listën, Anglia me shumë ndryshime në Ligën e Kombeve

Futboll

Southgate publikon listën, Anglia me shumë ndryshime në Ligën e Kombeve

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:26
Gareth Southgate

Kombëtarja e Anglisë do të luajë në fazën finale të Ligës së Kombeve.

Shumë befasi në emrat e përzgjedhur nga trajneri Gareth Southgate për ndeshjet e qershorit.

Nathan Redmond do të jetë në listën provizore dhe atë finale për Ligën e Kombeve, pas sezonit fantastik me Southampton. Anësori, që ka luajtur vetëm një ndeshje më parë me fanellën e përfaqësueses, ka bindur stafin teknik për një impenjim kaq të rëndësishëm.

Janë gjithashtu pjesë e listës së Anglisë edhe dy lojtarët e Tottenhamit, Harry Kane dhe Harry Winks, që janë të lënduar, por pritet të rikuperohen në pak ditë. Nuk ka vend në fazën finale të Ligës së Kombeve për Loftus-Cheek, që e ka mbyllur sezonin.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Southgate:

Portierë: Jack Butland, Tom Heaton, Jordan Pickford.

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Joe Gomez, Michael Keane, Harry Maguire, Danny Rose, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Walker.

Mesfushorë: Ross Barkley, Dele Alli, Fabian Delph, Eric Dier, Jordan Henderson, Declan Rice, James Ward-Prowse, Harry Winks.

Sulmues: Harry Kane, Jesse Lingard, Marcus Rashford, Nathan Redmond, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat