Zbërthet Guardiola: Premtimi ndaj Barcelonës për Griezmannin, Juventusi dhe dënimi nga UEFA! - Bota Sot
Zbërthet Guardiola: Premtimi ndaj Barcelonës për Griezmannin, Juventusi dhe dënimi nga UEFA!

Futboll

Zbërthet Guardiola: Premtimi ndaj Barcelonës për Griezmannin, Juventusi dhe dënimi nga UEFA!

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:47
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur nga konferenca për shtyp para ndeshjes finale të FA Cup kundër Watford. Rëndësia e ndeshjes në plan të dytë, pasi pyetjet kryesore janë lidhur me mundësinë e transferimit të Antonie Griezmannit në Angli dhe një flirt me Juventusin pas shkarkimit të Allegrit. 

Numri një i stolit të "Qytetarëve" deklaroi hapur se nuk e përballonin dot objektivin e Barcelonës. "Mund të siguroj drejtuesit e Barcelonës se ne nuk do të firmosim me Antoine Griezmann. Nuk e përballojmë dot atë", - u shpreh tekniku spanjoll. 

Ai reagoi dhe në lidhje me zërat që e lidhin me klubin e Juventusit pas shkarkimit të Max Allegrit. "Sa herë duhet ta përsëris? Nuk kam asnjë qëllim të lëviz drejt Torinos, apo Italisë. Jam shumë i kënaqur me punën te City dhe njerëzit këtu. Kështu ndihem për momentin, në futboll mund të ndryshojnë shumë gjëra. Sezoni i ri ndoshta nuk do të jetë aq i mirë, por unë do të jem trajner i Manchester City-t". 

Spanjolli ka folur dhe në lidhje me dënimin e mundshëm të kampionëve të Anglisë nga UEFA. "Kam besim te klubi dhe njerëzit që punojnë këtu. Kam folur me presidentin dhe CEO-n dhe di gjithçka se çfarë ka ndodhur dhe se çfarë kemi bërë, kam besim tek ata. UEFA po bashkëpunon me avokatët e City-t. Ne do t'u tregojmë të gjitha dokumentat. Nuk e di se çfarë luhet pas skenës, por për momentin ne jemi të pafajshëm". 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...