Atletico ka marrëveshje me yllin e Portos, pritet zyrtarizimi - Bota Sot
Atletico ka marrëveshje me yllin e Portos, pritet zyrtarizimi

Futboll

Atletico ka marrëveshje me yllin e Portos, pritet zyrtarizimi

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:07
Atletico

Klubi madrilen po bënë ndryshime të mëdha për stinorin tjetër.

Hector Herrera mund të quhet një lojtar i Atletico Madridit.

Reprezentuesi meksikan që do të largohet nga Porto si futbollist i lirë, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Diego Simeones, e cila nuk do t’i paguajë portugezëve asnjë para për transferimin e tij.

Mediat në Spanjë raportojnë që në ditët në vijim do të vijë edhe zyrtarizimi që Herrera do të jetë lojtar i Atleticos.

Për 29-vjeçarin pati shprehur interesim të madh edhe Arsenali në Premier Ligë, por edhe në Serie A e donin Interi e Roma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...