United dhe City, në garë për Iscon - Bota Sot
United dhe City, në garë për Iscon

Futboll

United dhe City, në garë për Iscon

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:41
Futbollisti Isco

Dy klubet e Mançesterit, Manchester Unitedi dhe Manchester City, si dhe Paris Saint-Germaini, janë në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Iscos, gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madridi nuk dëshiron ta ketë spanjollin Isco në skuadër për sezonin e ardhshëm për dy arsye kryesore: Së pari, ai është shndërruar në një figurë kontroverse dhe, së dyti, klubi beson se mund t’i shpenzojë më mirë paratë e fituara nga shitja e tij, raporton gazeta spanjolle Sport.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë publikisht se ai pret që Isco të qëndrojë edhe më shumë këtu, mirëpo prapa skenave besohet se e ka bërë të qartë se Isco nuk është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Isco dhe Gareth Bale i kanë zemëruar mjaft shumë tifozët e klubit madrilen gjatë këtij sezoni dhe që të dy janë fishkëllyer nga tifozët në tribuna të stadiumit. Kjo ka bërë që presidenti Florentino Perez të jetë i gatshëm t’i shesë të dy.

Për ta shitur Iscon, Real Madridi i do 120 milionë euro dhe ende nuk dihet nëse ndonjëra prej dy klubeve të Mançesterit apo Paris Saint-Germaini do të jetë e gatshme ta shpenzojë një shumë të tillë parash për spanjollin.

Isco i ka zhvilluar gjithsej 37 ndeshje këtë sezon, prej të cilave 27 në La Liga. Në të gjitha këto paraqitje, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me një asist.

Nëse “Los Blancos” arrijnë ta shesin atë këtë verë, atëherë ata do t’i shpenzojë këto para për ta përforcuar skuadrën me lojtarë të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...