Vë bast 5 sterlina dhe fiton 117 mijë, por e zbulon rastësisht 10 ditë më vonë

Futboll

Vë bast 5 sterlina dhe fiton 117 mijë, por e zbulon rastësisht 10 ditë më vonë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:51
Ilustrim

Një bastvënës anglez ka vënë pesë sterlina për dhjetë ndeshjet e fundit të Premier League. Një bast i rastësishëm dhe i harruar. Personi, në fakt, ka zbuluar dhjetë ditë pas ndeshjeve se ka fituar 117,485 mijë sterlina (rreth 133 mijë euro), pasi ka kontrolluar llogarinë e tij te "Paddy Power". 

Koeficienti i skedinës ka qenë 23,496, duke parë se pjesë e parashikimeve ka qenë dhe fitorja e Cardiff-it ndaj Manchester United, që mungonte që nga 1954-a. Bastvënësi fatlum nga Derbyshire ka parashikuar edhe suksesin e Manchester City-t në fushën e Brighton dhe atë të Liverpool ndaj Wolves. 

Më pas atë të Arsenal ndaj Burnley, West Ham ndaj Watford, Newcastle ndaj Fulham në "Craven Cottage" dhe të Crystal Palace ndaj Bournemouth. Tre, barazimet e parashikuara: Tottenham-Everton, Chelsea-Leicester dhe Southampton-Huddersfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat