Çmime të çmenduar, a do të paguanit kaq për ta parë finalen?!

Futboll

Çmime të çmenduar, a do të paguanit kaq për ta parë finalen?!

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:34
Foto ilustrim i finalistëve

Çmimet në gjithë Madridin janë rritur tmerrësisht shumë para finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në stadiumin Wanda Metropolitano të shtunën.

Kërkesat për dhoma të hoteleve janë rritur për 90 për qind krahasuar me kohën e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa çmimet janë rritur shumëfishë më shumë, për hiç më pak se 200 për qind, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell Gazeta Express.

Sipas statistikave të Shoqatës së Hoteleve në Madrid, një natë në një apartament pranë stadiumit kushton hiç më pak se 4.624 euro.

Në fakt, asgjë në kryeqytetin spanjoll nuk kushton më pak se 150 euro, madje as një dhomë që duhet ta ndash me dike tjetër, megjithëse çmimi mesatar për një dhomë kushton nga 500 euro e lart.

Jo vetëm apartamentet kanë çmime astronomike, por edhe hotelet. Çmimet nisin nga 150 deri në 10 mijë euro për natë, që paraqet një rritje prej 300 për qind në normë.

Bileta më e lirë nga Londra drejt Madridit është 370 euro, derisa nga Liverpooli në Madrid 400 euro.

Pastaj vijnë çmimet e biletave për ndeshjen finale të së shtunës mbrëma në Ligën e Kampionëve, të cilat, në tregun ilegal, kushtojnë deri në 10 mijë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat