Gjilani mbetet në elitë, zhgënjim te Besa

Futboll

Gjilani mbetet në elitë, zhgënjim te Besa

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2019 Në ora: 17:49
Gjilani mbetet në elitë, zhgënjim te Besa

Besa nga Peja e zhgënjyer, Gjilani në festë! Gjilani siguroi mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës, pasi që shënuan fitore me rezultat 1:0 në duel me Besën, në ndeshjen e barazhit e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Zhgënjim i madh te pejanët, të cilët nuk e realizuan synimin, që të rikthehen në elitë, por duhet të vazhdojnë edhe edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë të Kosovës, kurse Gjilani me shumë peripeci arritën qëllimin e madh. Në minutën e 7-të, Besa kishte mundësi që të kalon në epërsi, por Donat Sheqerolli ka qenë i pafat, pasi që edhe pse i vetmuar me portierin Haxhihamza, ky i fundit doli më i suksesshëm.

Në minutën e 24-të, Keita Razak ashtu si di ai e ka parabolluar portierin pejan dhe ia siguroi Gjilanit fitoren e madhe me rezultat 1:0. Në pjesën e dytë,  Fiton Hajdari pati rast të mirë por me kokë nuk shënon për të thelluar fitoren e Gjilanit. Ndërkaq, të shtunën e 1 qershorit do të luhet takimi tjetër i barazhit mes Vëllaznimit nga Gjakova, si i katërti i ligës së parë dhe Trepçës ’89 që u rendit i nënti në IPKO Superligë. Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat