Sekretari i FFK-së i reagon Agim Canës – Paralajmëron masa ndaj tij

Futboll

Sekretari i FFK-së i reagon Agim Canës – Paralajmëron masa ndaj tij

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:20
Eroll Salihu

Disa ngjarje jo edhe aq të hijshme kanë qarkulluar dje në mediet e Kosovës, ku kryetari i skuadrës së Vëllaznimit dëgjohej duke akuzuar se futbolli vendor është kapur nga mafia dhe kompanitë e basteve.

Gjithë këto fjalë, Cana i kishte thënë në praninë e medieve, të cilat i kishte ftuar në dhomën e zhveshjes.

Prania e medieve në atë fjalim të Canës e ka shtyrë sekretarin e FFK-së, Erroll Salihu që të besojë se aty ishte një lloj shfaqjeje.

“Agimi është profesionist e din çka flet dhe mendoj që fjalët e tij kanë peshë. Është për tu çuditur pse i ka thirrë mediat brenda në zhveshtore për m’u deklaru. Ai ka mujtë me ua thënë lojtarëve të vet e jo nëpër media. Ka qenë njërfar shfaqje aty” ka thënë Salihu.

“Më vjen keq që e ka thënë atë por duhet me kuptu që kjo ka pasoja, sepse në fund të fundit po shihet që klubet janë ato që bëjnë dallavere apo kalkulime, mos të them kurdisje, sepse kur thua kurdisje duhesh me pas fakte”.

“Ka qenë një kampionat shumë i mirë deri në fund, por pak e kanë prishur këto deklarata të pamatura. Njerëzit hala nuk po e kuptojnë që ne i kemi komisionet e pavarura. Komisioni e hapë procedurën disiplonore, shkon në shkallë të dytë”.

“Prokurorin e kem, taskë forcën. Agimi është i vetëdishëm çka ka folë edhe nuk duhet me u çuditë tani për procedurën e mëtutjeshme. Edhe pse në fakt është njeri i shkëlqyeshëm por njeri duhet me tregu veten në momente të vështira, me humb si sportist” ka thënë Salihu ndër të tjerash.

Vëllaznimi do të mbetet edhe një vit jashtë Superlgiës së Kosovës, pasi humbi barazhin kundër Trepçës 89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat