Xherdan Shaqiri sqaron gjithçka

Futboll

Xherdan Shaqiri sqaron gjithçka

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:54
Xherdan Shaqiri

Futbollisti shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se ëndrra e tij është që ta fitoj titullin e kampionit në Premier Ligë, duke nënkuptuar se ai do të mbetet edhe më tej pjesë e kampionëve evropian.

Gjatë ditës së djeshme, “Të Kuqtë” e festuan titullin e Ligës së Kampionëve nëpër rrugët e Liverpoolit. Nga autobusi ku po festonin, futbollistët e Liverpoolit jepnin edhe intervista, e radha i erdhi edhe yllit nga Kosova.

Ai konfirmoi se edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Liverpoolit, duke thënë se ëndrra e tij është që të shpallen kampion edhe në Premier Ligë.

“Ky klub duhet të fitojë trofe dhe është bukur të fillosh me këtë. Vitin tjetër do të tentojmë sërish, gjithashtu do të tentojmë edhe Premier Ligën. Ëndrra ime është ta fitoj Premier Ligën me këtë klub” – ka deklaruar ‘Shaqa’.

Xherdan Shaqiri arriti që të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në sezonin e tij të parë. “Të kuqtë” ishin afër që ta fitonin edhe titullin e Premier Ligës, duke u pozicionuar në pozitën e dytë me 97 pikë, me vetëm një pikë më pak se kampioni, Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat