Xherdan Shaqiri iu jep fund zërave për të ardhmen: Dua të luaj te kjo skuadër

Futboll

Xherdan Shaqiri iu jep fund zërave për të ardhmen: Dua të luaj te kjo skuadër

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 00:19
Xherdan Shaqiri

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka folur për gazetarët pas finales së Ligës së Kampionëve në mbrëmjen e së shtunës, derisa ka zbuluar se planifikon të mbetet në "Anfield" për edicionin e ardhshëm pavarsisht se është duke u lidhur me një largim nga klubi.

Reprezentuesi i Zvicrës iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City në verën e vitit 2018 për 13 milionë funte, por nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm këtë edicion.

"Goal" kishte raportuar muajin e kaluar se Liverpooli mund ta shes mesfushorin nga Kosova për të gjeneruar fonde për prurjet e reja.

Por, edhe trajneri Jurgen Klopp duket se e do qëndrimin e Shaqirit, për të cilin ditë më parë dha vetëm fjalë të mira.

"Çfarë futbollisti i mrekullueshëm, çfarë ambasadori i mrekullueshëm për vendin e tij. Pra, unë jam i lumtur që e kam atë këtu. E di se njerëzit mendojnë që ai nuk ka luajtur shumë, ndoshta edhe ai mendon kështu. Por, ai ishte lojtar i rëndësishëm për gjithë edicionin", u shpreh trajneri gjerman.

Dhe tani edhe vetë Shaqiri ka pohuar se i pëlqen ideja të qëndrojë në klub.

"A është kjo arsyeja se pse unë kam ardhur në Liverpool? Po. Klubi ka nevojë të fitojë tituj dhe tashmë e kemi nisur mirë. Vitin tjetër do të synojmë ta fitojmë Premierligën. Kjo është ëndërra ime e madhe, ta fitojmë Premierligën me këtë klub", u shpreh fillimisht mesfushori gjilanas.

Liverpooli synon ta fitojë edicionin tjetër Premierligën pasi nuk e ka fituar një titull të tillë që prej vitit 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat