Napoli gati të rrëmbejë Lukakun - Bota Sot
Napoli gati të rrëmbejë Lukakun

Futboll

Napoli gati të rrëmbejë Lukakun

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:09
Napoli gati të rrëmbejë Lukakun

Romelu Lukaku i ka vënë zjarrin merkatos italiane. Sulmuesi belg është pranë largimit nga Junajtid dhe Interi deri tashmë është interesuar më shumë për të.

Por, duket se Napoli ka një aleat të fortë për të rrëmbyer Lukakun dhe ajo është qeveria. Dëgjohet e çuditshme, por “Gazzeta Dello Sport” e shpjegon më së miri.

70 milionë euro janë shumë dhe De Laurentis nuk i disponon, por beson te “Dekreti i Rritjes”, që do të miratohet nga parlamenti.

Ky dekret i lejon çdo kompanie italiane, sidomos atyre të Jugut të vendit, që punëson të huajë, të paguajë 10% të pagës së tij si taksë qeverisë. Gjë që lehtëson klubin nëpërmjet rrogës, e cila do i jepet belgut.

Kështu Napoli mund të bejë një “hapje” në merkato, duke shitur disa lojtarë. Milik, Unas, Sepe, Ingleze dhe Verdi mund të shiten për të arritur te belgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...