Ja si pritet të luajë Kosova ndaj Malit të Zi

Futboll

Ja si pritet të luajë Kosova ndaj Malit të Zi

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:59
Ja si pritet të luajë Kosova ndaj Malit të Zi

Kosova do të zbresë në fushë ditën e premte, ora 20:45, përballë Malit të Zi, në Podgoricë. Të besuarit e Bernard Challandes, pas barazimit me Bullgarinë në Prishtinë, duan që të kthejnë faqe, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë përballë kombëtares malazeze.

Kjo edhe pse ka disa mungesa, si mes tyre Valon Berisha, Herolind Shala apo edhe Hekuran Kryeziu. Sakaq, ka arritur të rikuperojë në kohë Armir Rrahmani, pasi kishte ndjerë shqetësim këto ditë. Në portë, gjiganti i Manchester Cityt, Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja duhet të konfirmohet me Vojvoda, Aliti, Kololli pa harruar Rrahmanin pikërisht.

Voca dhe Halimi do të jenë diga përpara prapavijës, në skemën e përdorur nga Challandes 4-2-3-1, ndërsa përpara treshja përbëhet nga Rashica, Celina dhe Zeneli, me Muriqin të vetëm në sulm.

Kosova 4-2-3-1: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Halimi, Voca; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat