Fotografitë që dëshmojnë se sa lidhjet e forta i ka pasur Arkani me klubin që urren shqiptarët!

Futboll

Fotografitë që dëshmojnë se sa lidhjet e forta i ka pasur Arkani me klubin që urren shqiptarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2019 Në ora: 13:09
Fotografitë që dëshmojnë se sa lidhjet e forta ka pasur Arkani me klubin që urren shqiptarët!

Botërisht dihet se krimineli Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, ka qenë shumë i afërt me klubin famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit! 
Klub që asnjëherë në historinë e ekzistimit të saj, që nga 4 maj i vitit 1945, nuk ka lejuar asnjë shqiptar të jetë në fanellën e tyre!

Image

Klub që gjithmonë njihet me nacionalizëm dhe hiq më larg se në nëntorin e vitit të kaluar, Dragan Xhajiq, Mitar Mërkella e Zvezdan Terziqi ishin në Mitrovicë, ku përkrahën protestat e serbëve! 

Image

Disa fotografi që janë publikuar edhe më herët, dëshmojnë lidhjet e forta të mafisë me Cërvena Zvezdën, sidomos në vitin 1991. Atëkohë, Arkani kishte bërë fotografi me lojtarët e Zvezdës pas dhunës që ndodhi në stadiumin në Maksimir të Zagrebit. Tani, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviq, lojtarët e Cërvena Zvezdës, nuk pranuan të luajnë për Malin e Zi kundër Kosovës, sipas tyre nuk e njohin Kosovën. Faktikisht, këta lojtarë të lartpërmendur, me gjasë kanë pasur urdhër nga klubi beogradas që të mos paraqiten fare në fushë. Kjo dëshmon edhe një herë se lidhjet e kahmotshme të Zvezdës me bandat dhe kriminelët që morën pjesë në luftërat e përgjakshme në ish Jugosllavi, veçmas kur dihen se kush janë tifozët “Delija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat