Liga e Kombeve: Bernardo më i miri, De Jong më premtuesi

Futboll

Liga e Kombeve: Bernardo më i miri, De Jong më premtuesi

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:53
Bernardo, De Jong

Portugalia është shpallur kampion në Ligën e Kombeve, duke mposhtur kombëtaren e Holandës në finale.

Edhe dy lojtarët që fituan çmimet individuale ishin pikërisht nga këto dy kombëtare; Bernardo Silva e Frenkie de Jong.

Ylli i Portugalisë që luan me Manchester City, Bernardo Silva, është stolisur me çmimin lojtari më i mirë i kompeticionit.

Në anën tjetër, mesfushori i Holandës që së fundmi ka nënshkruar me Barcelonën, Frenkie de Jong, është shpallur si lojtari më i mirë i ri i kësaj gare.

Paraqitje të mira në Ligën e Kombeve pati edhe Cristiano Ronaldo, i cili në gjysmëfinale realizoi het trik kundër Zvicrës, por në fund shoku i skuadrës së tij, Silva, ishte ai që morri epitetin e më të mirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat