Zidane e dëshiron me çdo kusht Pogban

Futboll

Zidane e dëshiron me çdo kusht Pogban

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:23
Pogba dhe Zidane

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Teatri i Ëndrrave”.

Padyshim se skuadra që po interesohet më së shumti për të është Real Madridi, derisa bashkëkombasi i tij, Zidane, çdo ditë e më shumë po e dëshiron në “Bernabeu”.

Sipas mediave spanjolle, trajneri që u rikthye në Spanjë, e pëlqen tejmase futbollistin, derisa gjatë gjithë merkatos do të angazhohet maksimalisht që t’i sigurojë shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat