Danimarka zyrtarizon trajnerin e ri, do të fillojë punë pas Euro 2020

Futboll

Danimarka zyrtarizon trajnerin e ri, do të fillojë punë pas Euro 2020

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:03
Danimarka zyrtarizon trajnerin e ri, do të fillojë punë pas Euro 2020

Kasper Hjulmand do të jetë trajneri i Danimarkës pas Euro 2020. Lajmi është dhënë nga Federata Daneze e Futbollit. Hjulmand, 47 vjeç, do të marrë vendin e norvegjezit Age Hareide, kontrata e të cilit do të skadojë pas turneut.

"Hjulmand do të drejtojë skuadrën në Botërorin 2022 në Katar dhe Euro 2024 në Gjermani", ka lajmëruar  federata daneze. "Jam shumë krenar dhe i nderuar", ka thënë Hjulmand në konferencë për shtyp. 

Hjulmand, i cili ka drejtuar Lyngby dhe Nordsjaelland në Danimarkë dhe Mainz-in në Gjermani, do ta marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares më 1 gusht të 2020-ës, por gjatë kësaj periudhe do të ketë një rol si këshilltar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat