Leonardo ia merr Milanit lojtarin më të mirë te PSG - Bota Sot
Leonardo ia merr Milanit lojtarin më të mirë te PSG

Futboll

Leonardo ia merr Milanit lojtarin më të mirë te PSG

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:00
Leonardo

Leonardo edhe zyrtarisht është rikthyer te PSG, për të marrë rolin e drejtorit sportiv të skuadrës kampione të Francës.

Ish reprezentuesi brazilian këtë pozicion te PSG e ka mbajtur edhe në të kaluarën, para se të transferohej te Milan.

Sipas ‘La Stampa’, Leonardo nuk mund të jetë i vetmi që nga Milan do të kalojë te PSG.

Leonardo sipas kësaj gazete, do të tentojë transferimin e Gianluigi Donnarumma te kampionët e Ligue 1.

Për të bindur Milanin që të heq dorë nga portieri i tyre, PSG janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...