Ditën e sotme Maurizio Sarri u zyrtarizua si trajneri i ri i Juventusit, duke u larguar nga Çelsi pas vetëm një viti, por si qëndron e vërteta e largimit të tij nga Londra.
Menjëherë pas zyrtarizimit të teknikut italian në krye të “Zonjës së Vjetër” , ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të saj drejtoresha e Çelsit , Marina Granovskaia.
“Në bisedimet pas Ligës së Europës, Maurizio e bëri të qartë se sa fort dëshironte të kthehej në Itali, duke shpjeguar arsyet për të cilat dëshironte të kthehej në vendin e tij, ai beson se është e rëndësishme të jesh më afër familjes dhe të jetosh më pak të largët nga prindërit e moshuar për mirëqenien e tyre.
Unë dua ta falënderoj atë për gjithçka arriti me ne , dhe i uroj suksese në aventurën e re.” – u shpreh 44-vjeçarja.
Arsyeja pse tekniku italian u largua nga Londra, ka qenë edhe sepse do të qëndrojë pranë familjes dhe prindërve të tij të moshuar, por edhe të drejtojë një klub të madh si Juventusi.