Arsenal synon kampionin e botës, 50 milionë euro për yllin e Barçës

Futboll

Arsenal synon kampionin e botës, 50 milionë euro për yllin e Barçës

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:39
Umtiti

Skuadra e Arsenal është gati të formulojë një ofertë prej 50 milionë eurosh te skuadra e Barcelonës për të sjellë në Premier League mbrojtësin francez Samuel Umtiti. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Mirror”.

26-vjeçari francez ka humbur vendin e titullarit te skuadra katalanase, që kur në ekip erdhi patrioti i tij Clement Lenglet, që ka bërë paraqitje të mira.

Umtiti ka thënë se dëshiron të qëndrojë në "Camp Nou”, por në rast se vjen një ofertë e mirë skuadra “blaugrana” është e gatshme ta shesë. Francezi ka një kontratë deri në vitin 2023 me Barcelonën, ndërkohë që interesimi nga ekipet e tjera ndaj Umtiti nuk ka munguar.

Umtiti luan që prej vitit 2016 me skuadrën katalanase dhe në 97 ndeshje ka realizuar dy gola. Dy sezonet e para ka qenë titullar, ndërsa këtë vit ka luajtur vetëm 14 ndeshje, kjo kushtëzuar edhe nga dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat