Renova pritet të luajë kundër ekipit të ligës së parë të Serbisë

Futboll

Renova pritet të luajë kundër ekipit të ligës së parë të Serbisë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:12
Renova pritet të luajë kundër ekipit të ligës së parë të Serbisë

Në kuadrin e përgatitjeve për sezoin e ri në Ligën e parë, skuadra e Renovës do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore. Xhepcishtasit ndeshjen e parë kontrolluese do ta kenë ndaj Dritës së Bogovinës me 9 korrik, kurse katër ditë më vonë do të përballen me Ohrid-in.

Skuadra e trajnerit Bujar Islami, miqësoren e tretë do ta luajë kundër serbëve të Trayal nga Krushevci (Liga e parë serbe) me datë 17 korrik, kurse me 20 korrik do të ndeshen me skuadrën shqiptare Tirana.

Kujtojmë se, Renova nga 11 korriku do të transferohet në Ohër për fazën përgatitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat