Feronikeli ka mposhtur Santa Coloman me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar tutje në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Kosovës rikthyen gjithçka në favor të vetes krejt në fund të takimit, kur Kastriot Rexha realizoi me kokë për 2-1
Sulmuesi i skuadrës “bardhë e gjelbër” pas ndeshjes u shpreh mjaft i lumtur me këtë arritje, teksa shtoi se më shumë i pëlqeu fakti se skuadra u kthye nga zeroja për të triumfuar në fund.
“Është një fitore e skuadrës sonë, duke marrë parasysh lojën si rrjedhi. Skuadra tregoi forcën dhe tregoi shpirtin luftarak pasi riktheu rezultatin”, potencoi Rexha për RTK.
Në raundin e parë, KF Feronikeli do të ndeshet me kampionët e Uellsit, The New Saints.