"Barcelona është gati t'i paguajë klauzolën 112 milionë euro Inter-it për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez". Ky është lajmi i bujshëm i dhënë në Argjentinë nga "Radio La Red".
Klubi katalanas duket se është magjepsur nga paraqitjet e "Demit" në Kupën e Amerikës dhe është gati ta marrë në "Camp Nou" për të riformuar dyshen me Leo Messi-n.