FIFA dhe FFK mbajnë seminarin për sistemin TMS

Futboll

FIFA dhe FFK mbajnë seminarin për sistemin TMS

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:43
FIFA dhe FFK mbajnë seminarin për sistemin TMS

Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIFA-n kanë mbajtur seminarin për sistemin TMS.

Sistemi TMS ka të bëjë me transferimin e lojtarëve ku përmes këtij sistemi klubi automatikisht ka një përfitim financiar, madje edhe atëherë kur lojtari i tyre nuk ka kontratë.

Në këtë seminar pjesëmarrës ishin administratorët e FFK-së si dhe administratorët e klubeve të Superliges dhe Ligës së parë, ku edhe u informuan më hollësisht për këtë sistem. Ata gjithashtu morrin informacione të shumta nga  delegacioni  i FIFA-s, i cili ishte i përbërë nga Silva Costa Salva, Dana Butticker dhe Bernard Weber.

Adem Qollaku, anëtar i Federatës së Futbollit të Kosovës u shpreh se ky seminar do ti shërbejë për të mirë administratorëve të skuadrave, të cilët kanë marrë pjesë.

Qollaku: Jemi me fat që kemi bashkëpunim të mirëfilltë me FIFA-n

“Ka filluar që nga pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA, na ka mundësuar në radhë të parë, bashkëpunimin të cilin ia kemi përkushtuar ndaj zyrtarëve të FIFA-s të cilët i përshëndesim sot që kanë gjet kohë dhe janë çdo herë të gatshëm. Gatishmëria e tyre ka qenë në nivelin me të lartë që nga pranimi i Kosovës në FIFA për trajnimin e administratorëve të klubeve  dhe administratorët e Federatës së Futbollit të Kosovës... Federata e Futbollit të Kosovës them në një aspekt ka qenë ndoshta pak e privilegjuar nga Federata tjera pasi që çdo herë apo mos të themi çdo muaj, por çdo tre, katër muaj ka pasur zyrtarë nga FIFA të cilët kanë shprehur gatishmërinë kanë shprehur gatishmërinë dhe kanë dhënë njohuritë e tyre rreth përdorimit të këtij sistemi”, tha Qollaku.

Ndërkohë anëtarja e delegacionit të FIFA-s për sistemin TMS, Dana Butticker tha se është shumë e lumtur me praninë e saj në Kosovë, duke theksuar se vazhdimisht do të mundohet ti ndihmojë administratorëve të FFK-së dhe të klubeve kosovare.

Butticker: Sistemi TMS do të ua lehtësoj punën administratorëve

“Quhem Danna Butticker dhe punoj për ekipin trajnues dhe mbështetës të BE-së në FIFA TMS. Jam unë apo një nga kolegët e mi ata të cilët u përgjigjemi e-maileve që dërgohen në TMS. Por nuk e bëjmë këtë vetëm. Punoj me kolegët e mi që janë këtu në departamentin e pajtueshmërisë të TMS dhe në departamentin e FIFA-s për statusin e lojtarëve rreth pyetjeve ligjore, në mënyrë që t’ju ndihmojmë rreth përgjigjeve tuaja që ju të mund të vazhdoni aktivitetin tuaj në TMS. Sa i përket çështjeve teknike, punoj me ekipin e menaxhimit të aplikacioneve për t’ju ndihmuar të zgjidhni ndonjë problem teknik në lidhje me sistemin”, pohoi ajo.

Kujtojmë që përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës dit më parë kanë marrë pjesë në “Big 5 FIFA TMS Conference”, ku ishin diskutuar tema të ndryshme si rreth: regjistrimit të lojtarëve të mitur, akademive të futbollit dhe barazisë gjinore në futboll.

Gjithashtu gjatë kësaj konferencës janë diskutuar rreth ‘Ndërmjetësuesve (Intermediaries). Po ashtu, gjatë diskutimeve është kërkuar që në të ardhmen edhe Federatat e tjera ta përdorin sistemin FIFA Connect, sistem të cilin FFK-ja tashmë e ka zbatuar me sukses që nga viti 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat