Griezmann shumë afër Barcelonës

Futboll

Griezmann shumë afër Barcelonës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:04
Antoine Griezmann

Kalimi i Antoine Griezmann në Barcelonë është një hap më afër – pasi Atletico Madrid njoftoi ardhjen e sulmuesit të Benficas, Joao Felix.

Përfundimi i atij transferimi do të thotë se lëvizja e Griezmann në Barcelonë mund të finalizohet në ditët e ardhshme.

Klauzola e lirimit të Griezmann u ul në 120 milion euro më 1 korrik dhe të dy klubet kanë qenë në negociata që atëherë, pasi lojtari zbuloi se do të largohet nga Atletico në maj.

Atletico Madrid nënshkroi edhe me mesfushorin Hector Herrera dhe mbrojtësin Felipe nga Porto në këtë afat kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat