Bekaj ndanë rrugët me FC Prishtinën

Futboll

Bekaj ndanë rrugët me FC Prishtinën

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 12:11
Bekaj ndanë rrugët me FC Prishtinën

Njëri ndër portierët më të mirë shqiptar që ka pasur Prishtina, Visar Bekaj, 22 vjeçari, pothuajse ka mbyllur të gjitha negociatat e transferit në futbollin ndërkombëtar.

Më meritori, pa dyshim, për transferin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë nga futbolli ynë, është kryetari Ejupi dhe besnikëria e portierit Bekaj ndaj kryetarit Ejupi dhe klubit Prishtina.

Bekaj, me gjasë të madhe në Gjibraltar ka zhvilluar ndeshjen e fundit zyrtare me Prishtinën dhe shumë shpejt pritet të transferohet në klubin e ri, ndërsa për detajet tjera ditëve në vazhdim.

“I jam mirënjohës presidentit Ejupi që ka punuar shumë të më gjej aranzhman atje ku pretendoja. I jam mirënjohës të gjithë trajnerëve, stafit dhe lojtarëve me të cilët kam punuar si dhe tifozët “Plisat”.

Më mbetët peng dhe ëndërr titulli i kampionit me Prishtinën, por besoj shumë se vetëm me trajner Josën, i cili është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, do t’ia arrijnë qëllimit dhe të rikthejnë titullin në sezonin që po vjen. Ky nuk është mendimi vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të skuadrës”, ka thënë gardiani emblematik i Prishtinës.

Bekaj me Prishtinën ka 133 ndeshje të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat