Pas kartonëve të kuq, Kili përfiton edhe nga një penallti kundër Argjentinës

Futboll

Pas kartonëve të kuq, Kili përfiton edhe nga një penallti kundër Argjentinës

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 22:27
Arturo Vidal

Kili ka arritur të shënojë gol për ta zvogëluar epërsinë e Argjentinës në 2:1, në ndeshjen e cila po zhvillohet për momentin në Sao Paulo të Brazilit, e vlefshme për ta caktuar vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Në minutën e 59-të të ndeshjes, Arturo Vidal e ktheu në lojë Kilin nga pika e penalltisë.

Të dyja skuadrat janë duke luajtur me nga dhjetë lojtarë në fushë, pasi që afër fundit të pjesës së parë Lionel Messi i Argjentinës dhe Gary Medel i Kilit u ndëshkuan me kartonë të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat