Man Utd gati të ‘thyejë bankën’ për Maguire, tërhiqet Man City

Futboll

Man Utd gati të ‘thyejë bankën’ për Maguire, tërhiqet Man City

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 08:31
Harry Maguire

Skuadra e Manchester United duket se është në rrugë të mirë për të nënshkruar me yllin e Leicester City, Harry Maguire.

Qendër mbrojtësi anglez është prej më të kërkuarve në Premierligë, dhe Leicester po shfrytëzon këtë situatë duke kërkuar më shumë se 100 milionë euro.

‘Djajtë e kuq’ nga ‘Old Trafford’ janë skuadra që po ndjekin qendër mbrojtësin e kombëtares së Anglisë, dhe sipas raportimeve të medieve britanike, janë gati të ‘thyejnë bankën’ për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas ‘Daily Star’, United janë gati të ofrojnë 110 milionë euro për Harry Maguire.

Ka më shumë se një vit që Manchester United po e kërkon lojtarin e Leicester, por akoma pa arritur marrëveshje.

Maguire ka shansin që të bëhet lojtari i tretë më i paguar, duke përfituar 250 mijë funte në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat