Arsenal gjen zëvendësuesin e Cech, vjen portieri protagonist i Copa America - Bota Sot
Arsenal gjen zëvendësuesin e Cech, vjen portieri protagonist i Copa America

Futboll

Arsenal gjen zëvendësuesin e Cech, vjen portieri protagonist i Copa America

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:22
Peter Cech

Pas tërheqjes nga futbolli i portierit legjendar Peter Cech, skuadra e Arsenal është ende në kërkim të një zëvendësuesi. Një portier që do të jetë zëvendësuesi i titullarit Bernd Leno te “topçinjtë” sezonin e ardhshëm.

Sipas “Daily Mail” drejtuesit e Arsenal kanë piketuar 29-vjeçarin Pedro Gallese si portierin e dytë. Ai është portieri i kombëtares së Perusë, me të cilën luajti deri në finalen e Copa America, turne ku bëri një paraqitje të mirë.

Pedro Gallese luan me ekipin Allianza Lima në Peru. Për të kjo do të ishte përvoja e parë në Europë. Portieri peruan nuk kushton shumë dhe mund të transferohet tek Arsenali për vlerën e 2 milionë eurove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...