Skot Ruskou habit se çka thotë për kampionin e Kosovës dhe Mevlan Zekën - Bota Sot
Skot Ruskou habit se çka thotë për kampionin e Kosovës dhe Mevlan Zekën

Futboll

Skot Ruskou habit se çka thotë për kampionin e Kosovës dhe Mevlan Zekën

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:16
Skot Ruskou habit se çka thotë për kampionin e Kosovës dhe Mevlan Zekën

Trajneri i skuadrës së TNS-së (The New Saints) Skot Ruskou nuk e ka përtypur mirë barazimin 2:2 ndaj Feronikelit. Kampionët e Kosovës barazuan rezultatin në 15 minutat e fundit të lojës duke realizuar 2 gola.

Penalltia e fituar nga Feronikeli është kontestuar nga trajneri uellsian, ndërsa komente kritikuese ka pasur dhe për faktin që sipas lojtarët e skuadrës kampione të Kosovës kryenin simulime të shpeshta për të fituar faulle, shkruan sportespress.

“Është shumë zhgënjyese pasi kur je në avantazh 2:0 mendon se gjithçka kishte mbaruar. Fati na doli kundër dhe u detyruam të bëjmë disa zëvendësime. Futa në lojtarë që s’duhet të kishin luajtur (dje). Gjithsesi, është e kotë të qajmë atë çka ndodhi. Tani më duhet të bëj gati djemtë për ndeshjen e kthimit”.

“Gjatë analizës para takimit u shpjegova djemve lëvizjet e numrit 9 (Mevlan Zeka) të Feronikelit. Ai futet shpesh në zonë për të shtyrë topin me kokë. Pikërisht kështu e pësuam golin. Duhet t’i markonim më mirë. Skuadra u lodh dhe nuk u mbrojtëm siç duhet”.

“Pozitiv është fakti se dominuam ndeshjen. Kishim kontrollin e lojës, por duhej të tregoheshim më elegant kur me topin në zotërim. Djemtë u nxituan shumë. Në minutat e fundit duhej të mbanim kontrollin e topit, por nuk e bëmë këtë. Skuadra filloi të luante për të mos pësuar një gol jashtë fushe, por pësuam dy të tillë. Përsa i përket penalltisë, nuk mendoj se ishte e drejtë. Pyeta lojtarin tim dhe ai më dha topi e preku në gjoks. Gjithashtu nuk më pëlqeu mënyra se si ata hidheshin përtokë në mënyrë të vazhdueshme për të fituar faulle”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...