Ekipi që ka ndërruar emër 22 herë bën çudinë e madhe në shtëpinë e "diktaturës" bjelloruse!

Futboll

Ekipi që ka ndërruar emër 22 herë bën çudinë e madhe në shtëpinë e "diktaturës" bjelloruse!

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:19
Piotr Parzyszek

Hera e parë në Champions nuk harrohet, sidomos duke ditur se luaje në fushën e një ekipi që ka 150 ndeshje në Kupat e Europës dhe fiton prej 13 vitesh radhazi kampionatin në vendin e tij.

Po flasim për BATE Borisov, "diktatura" në Bjellorusi, që sonte ka barazuar brenda fushe dhe mbeti edhe me dhjetë pasi mesfushori më i mirë doli me të kuq, ai që shënoi edhe golin.

Një barazim 1-1 ndaj Piast Glivice, skuadra polake që me një buxhet "ekonomik" sezonin e shkuar befasoi të gjithë duke fituar titullin kampion për të parën herë në histori dhe e gjeti veten në turin e parë të Champions, pikërisht ndaj një ekipi me eksperiencë si BATE Borisov.

Autori i golit që mban gjallë shpresat dhe besimin për të shkuar më tej është Piotr Parzyszek, i transferua me parametra zero nga Holanda në Poloni përpara një viti. Piast është një skuadër që në historinë e saj ka ndërruar emër plot 22 herë, kjo shkak regjimi, por edhe problemeve të shpeshta të klubit në menaxhim.

Sakaq, Piast është i vetmi klub polak që nga kategoria e shtatë u ngjit deri në Ekstraklase, elita polake!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat