Ky shqiptar mund ta zëvendësojë Shaqirin te Liverpooli

Futboll

Ky shqiptar mund ta zëvendësojë Shaqirin te Liverpooli

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:54
Ky shqiptar mund ta zëvendësojë Shaqirin te LIverpooli

Liverpooli po mendon për përforcime për sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit po qarkullojnë lajme se trajneri Jurgen Klopp e ka zgjedhur Adnan Januzajn për ta zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Xherdan Shaqiri, i cili mund të largohet nga “Anfield” gjatë kësaj vere.

Liverpooli u shpall kampion i Evropës në sezonin e fundit.

Por, kjo nuk nënkupton se “Reds” nuk do të bëjnë lëvizje në ekip gjatë kësaj vere.Sipas medieve britanike, klubi nga “Anfield” ia ka vënë syrin mesfushorit të Kosovës, Adnan Januzaj, i cili e ka rikthyer formën së fundmi duke luajtur për Real Sociedadin.

Sipas portalit “rushthekop.com”, trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta përforcojë fazën ofensive dhe e sheh përfaqësuesin belg si lojtarin ideal për ta zëvendësuar Xherdan Shaqirin, i cili mund të largohet gjatë verës.

Përfaqësuesi zviceran për momentin është i lënduar dhe duket se trajneri gjerman nuk e ka ndërmend të presë gjatë, prandaj po e kërkon bashkëkombësin e Shaqirit.24 vjeçari kishte luajtur edhe në të kaluarën në Premierligë, në Manchester United dhe Sunderland, ndërsa një kohë ishte huazuar edhe në Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat