Përgatit largimet nga Real Madrid, Florentino Perez drejt Kanadasë

Futboll

Përgatit largimet nga Real Madrid, Florentino Perez drejt Kanadasë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 07:35
Florentino Perez, Zinedine Zidane

Mëngjesin e të dielës, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka udhëtuar përtej oqeanit, me destinacion Montreal, aty ku skuadra e tij po zhvillon stërvitjet e para të sezonit.

Në mungesë të trajnerit Zinedine Zidane, i rikthyer në Europë për shkak të vdekjes së vëllait, sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle “AS”, presidenti i Los Blancos ka vendosur të stacionohet në Kanada, për të qëndruar pranë skuadrës, si dhe për të përcaktuar shitjet e nevojshme që do të shfrynin kontingjentin e Real Madrid. 

Perez pritet të jetë prezent edhe për miqësoret e para që Real Madrid ka në program ndaj Bayern Munich, Arsenal dhe Atletico Madrid, të vlefshme për “International Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat