Racizmi në futboll, FIFA vjen me rregulla strikte - Bota Sot
Racizmi në futboll, FIFA vjen me rregulla strikte

Futboll

Racizmi në futboll, FIFA vjen me rregulla strikte

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Racizmi ka qenë mjaft i përfshirë në sport në vitet e fundit, sidomos në sportin e futbollit.

Vetëm në vitin e fundit, kemi pasur disa raste mjaft të rënda sa i përket futbollit dhe racistit. Në ligën italiane, Serie A, Koulibaly dhe Moise Kean ishin ‘viktimat’, pasi tifozët e Interit dhe Cagliarit respektivisht ofenduan lojtarët në baza racore.

Megjithatë, FIFA ka gjetur zgjidhjen duke hartuar një rregull që do të lejojë arbitrin ta mbyllë ndeshjen para kohe në rast se ka kore raciste në stadiume.

“Si rregull i përgjithshëm, një ndeshje ndalohet automatikisht nëse arbitri vendos ta braktisë atë – pasi ka aplikuar procedurën me tre hapa për incidente diskriminuese ose raciste. Masat disiplinore tani përfshijnë zbatimin e një plani parandalimi për të nxitur dhe luftuar diskriminimin në futboll”, shkruan rregulli i FIFA-s.

Në rast se tifozët nuk do të ndalen me kore raciste, atëherë gjyqtari i takimit mund ta ndalojë ndeshjen dhe pastaj organet kompetente do të vendosin për fatin e ndeshjes.

Ky rregull do të detyrojë gjithashtu tifozët që të jenë shumë të kujdesshëm me fjalët dhe gjestet e tyre, pasi ato do të jenë nën shqyrtim të rreptë dhe ata mund ta detyrojnë ekipin e tyre të zemrës ta humbin ndeshjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...