Faruku në vend të Lubishës që tradhtoi Malin e Zi me urdhër të Beogradit 

Futboll

Faruku në vend të Lubishës që tradhtoi Malin e Zi me urdhër të Beogradit 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:52
Faruku në vend të Lubishës që tradhtoi Malin e Zi me urdhër të Beogradit 

Trajneri boshnjak Faruk Haxhibegiç është emëruar selektor i ri i ekipit kombëtar të futbollit të Malit të Zi. 

Komiteti Ekzekutiv i Shoqatës së Futbollit të Malit të Zi zgjodhi njëzëri Haxhibegiçin, ish futbollisti i mirënjohur.

Faruku vjen në vend të ish selektorit Lubisha Tumbakoviq, që e tradhtoi Malin e Zi, duke mos e udhëhequr ndaj Kosovës.

Lubisha me prejardhje shqiptare veproi me urdhër të Beogradit dhe e la në baltë Malin e Zi, me demek nuk e njeh Kosovën.

Më vonë Lubisha u shpërblye me postin e selektorit në përfaqësuesen e Serbisë.

Haxhibegiç, 61 vjeçar, do të debutojë më 5 shtator në një ndeshje miqësore me Hungarinë në Podgoricë dhe pesë ditë më vonë do të  luajë me Republikën Çeke në kualifikimet për Kampionatin Europian 2020.
Tumbakoviq ishte shkarkuar menjëherë pasi refuzoi të udhëheqë ekipin përballë Kosovës.
Ai është legjendë e Sarajevës, një kohë luajti edhe Betis, Sochaux dhe Toulouse, si dhe udhëhoqi edhe ekipin kombëtar të Bosnje dhe Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat