Guardiola identifikon lojtarin kyç të City për sezonin e ardhshëm

Futboll

Guardiola identifikon lojtarin kyç të City për sezonin e ardhshëm

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:17
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duket se i ka të qarta taktikat e tij për sezonin e ardhshëm, kur do të synojnë titullin e tretë në Premierligë.

Manchester City ka bërë një merkato të mirë, me transferimin kryesorë që konsiderohet të jetë Rodri Hernandez, i ardhur nga Atletico Madrid.

Rodri do të jetë zëvendësuesi i të ‘plakurit’ Fernandinho, dhe do të mbulojë pozitën e mesfushorit defensiv.

Guardiola duket se ka mbetur mjaft i kënaqur me spanjollin edhe nga ndeshjet parasezonale, dhe ka paralajmëruar se pikërisht ai do të jetë pika kyçe e sukseseve të City në edicionin që po afron, por edhe në tërë dekadën.

“Rodri ishte i jashtëzakonshëm sot. E dinim, por sot ju siguroj se ne kemi një mesfushor special për dekadën e ardhshme, ose të paktën pë vitet që ai do të jetë këtu” ka thënë Guardiola.

Manchester City e ka mbyllur me fitore turneun parasezonal, por ai që ka gëzuar më shumë Guardiolan ishte pikërisht paraqitja e spanjollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat