Mahnitëse, 40 për qind e Superligës së Maqedonisë së Veriut me skuadra shqiptare

Futboll

Mahnitëse, 40 për qind e Superligës së Maqedonisë së Veriut me skuadra shqiptare

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:48
Mahnitëse, 40 për qind e Superligës së Maqedonisë së Veriut me skuadra shqiptare

Vetëm edhe një skuadër mungon dhe të kemi Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll me 50 për qind të skuadrave shqiptare dhe me 50 maqedonase.

Nga edicioni i ri Superliga është me 40 për qind të skuadrave shqiptare, mahnitëse apo jo!

Është kampioni Shkëndija e Tetovës, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, Shkupi dhe skuadra e sapo futur në elitë, Struga Trim & Lum.

Për herë të parë në histori, një elitë me shumë skuadra shqiptare. Liga numëron 10 skuadra!
Kampionati nis me 11 gusht, ndërsa para pak ditëve është hedhur shorti.  

Në javën 1 do të takohen: 
Akademija Pandev-Shkëndija
Renova-Sileks
Shkupi-Borec
Struga Trim & Lum-Rabotniçki
Vardar-Makedonija GP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat