Schone largohet nga Ajax, kalon në Serie A

Futboll

Schone largohet nga Ajax, kalon në Serie A

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:11
Schone

Ajax Amsterdam ka humbur edhe një tjetër yll nga skuadra që fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Holandës sezonin e kaluar.

Pas largimit të Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt, së fundmi nga skuadra po largohet edhe mesfushori danez, Lasse Schone.

Sipas Fabrizio Romano, Schone është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Genoa.

Schone ka kaluar shtatë vite me skuadrën e Ajax Amsterdam dhe tashmë është gati të fillojë aventurën e re në Itali.

Danezi do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare, me opsion për të vazhduar për të tretin sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat