Riyad Mahrez humbi fitoren e Manchester Cityt kundër Liverpoolit në finalen e ‘Community Shield’ nga frika se nuk do të kalonte kontrollet e dopingut për shkak të një ilaçi që ai merrte për një problem në sy.
Mjekët e klubit nuk janë të sigurt se çfarë po merrte saktësisht lojtari.
“Riyad mori disa ilaçe, vetëm pak, por ne nuk e dimë se çfarë mori dhe për këtë arsye kontrolli i dopingut ishte një rrezik”, tha Pep Guardiola, sipas The Sun.
Lojtari algjerian ishte kthyer të premten e kaluar në stërvitje pasi fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me kombëtaren e tij.
Pa Mahrez në fushë, Manchester City fitoi pas ekzekutimit të penalltive ndaj Liverpool.