Maguire: I lumtur të jem tek United, Ole po ndërton një skuadër për të fituar trofe

Futboll

Maguire: I lumtur të jem tek United, Ole po ndërton një skuadër për të fituar trofe

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:59
Harry Maguire

Pak minuta më parë, Manchester United ka zyrtarizuar edhe blerjen e re Harry Maguire.

Mbrojtësi anglez, është blerë për 93 milionë euro dhe kështu është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke kaluar mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Në fjalët e para si lojtari i Manchesterit, ai është shprehur tejet i lumtur me faktin se tani do të jetë pjesë e skuadrës më të madhe angleze

“Jam i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time tek Leicester dhe dua të falënderoj të gjithë në klub, tifozët gjithashtu për mbështetjen e tyre fantastike, gjatë dy sezoneve të kaluara. Sidoqoftë kur Manchester United të troket në derë, është një mundësi e jashtëzakonshme”, tha fillimisht ai.

Ndërkaq ai vazhdoi duke folur edhe për trajnerin si dhe për bashkëlojtarët e tij.

“Nga bisedat e mija me trajnerim, unë jam i ngazëllyer për planin që ai ka për skuadër. Është e qartë se  Ole po krijon një skuadër për të fituar trofe. Tani pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të filloj sezoni”.

Kujtojmë që sezoni në Premier Ligë fillon këtë vikend dhe Manchester United do ta filloj sezonin me ndeshjen kundër Chelseas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat