Zidane për klubin e Serisë A: Do të bëjë një sezon të madh

Futboll

Zidane për klubin e Serisë A: Do të bëjë një sezon të madh

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:20
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të kthehet në "Olimpico" të dielën për të sfiduar Roma-n me Real Madrid-in e tij në "Mabel Green Cup". Francezi ka folur për verdhekuqtë dhe sezonin e ri në një intervistë të dhënë për "Sky Sport".

"Ka qenë një fazë parapërgatitore e vështirë, njerëzit duan ta shohin Real-in të fitojë. Do t'u tregojmë të gjithëve dëshirën tonë për të luajtur futboll dhe jam i sigurt se do ta hedhim gjithçka pas krahëve", ka thënë trajneri i madrilenëve.

"Kam jetuar pesë vite në Itali, në Torino jam bërë burrë dhe njerëzit kanë qenë shumë të dashur me mua. Është gjithmonë emocionuese për mua të kthehem në Itali. Stili i lojës është ndryshe, çdo vend ka kulturën e vet, unë i kam jetuar të dyja, në Itali luhet një futboll më taktik, në Spanjë është e kundërta".

"Roma është një skuadër e madhe, është përforcuar dhe lufton gjatë gjithë 90 minutave. Skuadrat italiane janë shumë të organizuara në mbrojtje dhe Roma është një prej tyre. Për këtë arsye mendoj se do të bëjë një sezon të madh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat