De Gea pranë rinovimit - Bota Sot
De Gea pranë rinovimit

Futboll

De Gea pranë rinovimit

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:19
De Gea pranë rinovimit

David de Gea, dhe drejtuesit e Junajtid kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës, por akoma nuk e kanë nënshkruar atë.

Portieri do të fitojë 350 mijë sterlina në javë, rreth 18 milionë euro në sezon, me një kontratë që do ta mbajë atë të lidhur me “Djajtë e Kuq”, deri në verën e vitit 2025. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, pavarësisht se marrëveshja është arritur, akoma nuk është hedhur firma në kontratën e re.

Shkak për këtë mendohet të jetë bërë agjenti i lojtarit, Zhorzh Mendes, i cili është duke udhëtuar nëpër botë, në këtë periudhë të nxehtë të merkatos. Gjithsesi nuk pritet të ketë ndonjë problem, dhe rinovimi do të vijë shumë shpejt.

Pavarësisht kësaj tifozët janë të shqetësuar, pasi PSG-ja prej kohësh është e interesuar për portierin spanjoll, dhe nuk i dihet se çfarë ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...