Eden Hazard ka dhënë një intervistë të gjatë për "Corriere della Sera", në të cilën ka folur për blerjen më të fundit të Inter-it, Romelu Lukaku-n.
"Është një sulmues fantastik, që di të përshtatet shumë mirë në çdo situatë që mund të krijohet në fushën e lojës. Shënon shumë, por nuk duhet të vlerësohet vetëm për këtë", ka thënë belgu.
"Di të bëjë shumë gjëra. Për shembull, është një specialist në krijimin e atyre që ne quajmë 'lëvizje të dyta'. Të gjithë luajnë më mirë me atë në ekip".