Berisha: Pse mos të bëjmë edhe një histori tjetër! - Bota Sot
Berisha: Pse mos të bëjmë edhe një histori tjetër!

Futboll

Berisha: Pse mos të bëjmë edhe një histori tjetër!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:52
Berisha: Pse mos të bëjmë edhe një histori tjetër!

Mitrovica është futur në histori të futbollit. Kampionet e Kosovës kaluan grupin 2 të kualifikueseve për Champions League në futboll, duke shkuar më tej, një sukses historik!

Vashat mitrovicase ende janë në festën e këtij suksesit të madh, për faktin se të tria ndeshjet i fituan në Nikshiq, në radhë të parë e mposhtën me 2:1 Olimpia Cluj, pastaj me 2:1 NSA Sofia dhe së fundi me 1:0 Breznicën, duke e zënë vendin e parë me 9 pikë apo pesë më shumë se pozita e dytë.  

Tri ndeshje e pesë gola të shënuara dhe vetëm një të pësuar, dëshmon se përveç sulmit, mbrojtja ka qenë në nivelin më të lartë. Kapitenia ekipit Xhemile Berisha ka deklaruar se treguan loja kolektive dhe ky ishte edhe çelësi i kualifikimit më tutje. 

“Bota sot”: Ju si kapitene, a e keni pritur se Mitrovica do të bëjë senzacion në Nikshiq, do të jetë e para në grup dhe me tri fitore rresht?
Xhemile Berisha:
Të them të vërtetën po, sa e kemi pa shortin kemi menduar se do të arrijmë këtë sukses, pavarësisht që kemi pas ekipe që në letër kanë qenë favorite absolut.

“Bota sot”: Cila ndeshje ka qenë më e vështira?
Xhemile Berisha:
Ndeshja me ekipin e Nikshiqit (Breznica) për mu ka qenë më e vështira për arsye të presionit, emocionet e një ndeshje të tillë e bëjnë të veten, ishte ndeshje vendimtare si për ne si për ata, po unë si kapitene kam besuar se të gjithë së bashku do ia dalim edhe në këtë sfidë.

“Bota sot”: Çka e veçojë kampionen?
Xhemile Berisha
: Unë mund të them që ne si kampion na veçon një grup i përbashkët, harmonia e grupit, puna dhe disiplina. Këto janë çelësi i një suksesi.

“Bota sot”: Tani jeni në pjesën tjetër të garave, a është një presion i radhës?
Xhemile Berisha:
Presioni është gjithmonë i pranishëm në këto ndeshje, unë shpresoj që të kemi fat në short dhe pse mos të bëjmë edhe një histori tjetër. Ambiciet gjithmonë rriten.

“Bota sot”: Çka i duhet më shumë Mitrovicës?
Xhemile Berisha
: Unë kam thënë edhe më herët, e vetmja gjë që neve na mund është përgatitja fizike e klubeve evropiane, për nga teknika nuk jemi larg tyre, po në këtë vit kemi punuar jashtëzakonisht shumë në këtë pjesë. Normal na duhet pak fat sepse edhe në futboll fati është pjesë e lojës.

“Bota sot”: Mitrovica me rezultatet e fundit tregoi se u rrit niveli i futbollit femëror në Kosovë, a ishin të befasuar edhe organizatorët me fitoret rresht të skuadrës tuaj?
Xhemile Berisha:
Krejt kjo rritje e Mitrovicës është fal kryetarit të klubit Hajrullah Haxhiu që ka bë investime dhe afrime të lojtareve shumë cilësore dhe bashkëpunëtorëve të tij, stafit teknik të trajnerëve, puna e palodhshme e lojtareve pavarësisht temperaturave shumë të larta gjatë ndeshjes dhe ishin të befasuar të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...