Super Vedat Muriqi, fiton Fenerbahce

Futboll

Super Vedat Muriqi, fiton Fenerbahce

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:38
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka nisur me super gol te Fenerbahce.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar gol në debutimin e tij me ekipin në kampionatin turk.

Fenerbahce e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 skuadrën e Gazisehir Gaziantep, në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit në Superligën turke.

Nzruqu realizoi në minutën e 17-të për epërsinë 2:0 të Fenerit, derisa skuadra turke shënoi edhe tre gola të tjerë.

Fenerbahce tani është në pozitën e parë në tabelë pas xhiros së parë, pas fitores me rezultat të thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat